Divjaka feston 28 Nëntorin me emocione dhe krenari kombëtare, fëmijët sjellin koncertin artistik “Ty flamur të duam shumë”

NGA SARA TARKO

DIVJAKË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Parada festive, ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe një program i pasur artistiko-kulturor i dhanë ngjyra festimeve të 28 Nëntorit në Divjakë, ku fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve përcollën mesazhe dashurie për atdheun dhe simbolin kombëtar.

Qyteti i Divjakës është përfshirë në atmosferën festive të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit, përmes një sërë aktivitetesh ceremoniale dhe artistiko-kulturore, të organizuara në nderim të një prej datave më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Festimet nisën me paradën festive dhe ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar, ku pjesëmarrësit përjetuan emocione të veçanta dhe shprehën krenarinë për historinë, identitetin dhe sakrificën e brezave që kontribuuan në rrugëtimin drejt Pavarësisë.

Atmosfera festive vijoi me një program të veçantë artistiko-kulturor, të titulluar “Ty flamur të duam shumë”, i përgatitur nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF).

Përmes këngëve patriotike, valleve tradicionale dhe interpretimeve artistike, fëmijët sollën në skenë emocione, gjallëri dhe mesazhe të bukura dashurie për Shqipërinë. Performancat e tyre i dhanë festës një dimension të veçantë, duke dëshmuar rëndësinë e edukimit kulturor dhe atdhetar të brezave të rinj.

Një vlerësim i veçantë shkon për mësuesit dhe gjithë stafin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre kontribuuan në përgatitjen dhe realizimin e këtij aktiviteti festiv.

Festimet e 28 Nëntorit në Divjakë u kthyen kështu në një moment bashkimi, krenarie dhe promovimi të vlerave kombëtare, ku simboli kuq e zi dhe dashuria për atdheun u përcollën përmes zërit dhe talentit të fëmijëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla reagon për dhunën në protestë: Seksioni i dhunës së Saliut, sulme në Ditën e Pavarësisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i grupit parlamentar...

Protestuesi qëllon me llastiqe në drejtim të policisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një protestues është filmuar...