Dita e Evropës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE

BRUKSEL,9 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka përkujtuar sot Ditën e Evropës, duke e cilësuar si një festë të përbashkët të gjithë qytetarëve evropianë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, ai shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar dhe se e ardhmja e vendit është në BE.
“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet”, thekson Costa.

 

“Të dashur qytetarë shqiptarë!
Po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin.
Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.
Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet.
Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar.
Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave.
Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Rroftë Evropa!”, thuhet në mesazhin e Antonio Costa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...