Dita e 21-të e tubimit! Protestuesit “pushtojnë” bulevardin: Kemi rrethuar Kryeministrinë. Bashkohet edhe ish-deputetja e PS

TIRANË ,20 qershor 2026 / Albania Express News/Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.
Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.
Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.
Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME