Dita Botërore e Zemrës, Teferiçi: Eliminimi i faktorëve të riskut ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global, me qëllim ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kujdesi për shëndetin kardiovaskular është një nga shtyllat kryesore të misionit.

Dr. Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe pranë QSUNT-së, u shpreh se çdo ditë ekipet e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë punojnë me profesionalizëm për të ofruar diagnostikim, trajtim dhe ndërhyrje të avancuara që shpëtojnë jetë.

Dr. Teferiçi tha se “sëmundja kardiovaksulare vazhdon të mbajë vendin e parë, për sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, dhe në vendet e zhvilluara, kudo në botë”.

“Akoma më keq janë shifrat në vendet në zhvillim, ku bën pjesë dhe vendi ynë. Shfaqja e sëmundjes në një moshë më të re, ka të bëjë me stilin e jetesës, me mënyrën e ushqimit, me pakësimin e lëvizjes”, tha Teferiçi.

Dr. Teferiçi theksoi në mesazhin e saj parandalimin primar, si një hallkë shumë e rëndësishme në eliminimin e faktorëve të rrezikut që çojnë në sëmundshmërinë kardiovaskulare.

Sipas saj, këto faktorë janë obeziteti, stili i jetesës, jeta sedentare, mënyra e ushqyerjes dhe niveli i aktiviteteve sportive që kryhen.

“Faktor tjetër është edhe duhanpirja. Gjithashtu, trajtimi i sëmundjeve të cilat bëjnë pjesë në faktorët e riskut në sëmundjet kardiovaksulare, siç është trajtimi i hipertensionit, diagnostikimi pasi ka shumë njerëz që nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni. Një sëmundje tjetër është edhe diabeti. Diabeti duhet marrë seriozisht, duhet mjekuar në bashkëpunim me mjekun. Por, edhe trajtimi i yndyrave”, u shpreh Teferiçi.

Mjekja kardiologe pranë QSUNT-në, u shpreh se bëhet një lloj grupëzimi i personave që janë me risk shumë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, dhe personave që kanë risk të ulët në bazë të vlerave të kolesterolit në gjak.

Teferiçi drejtoi një thirrje për ndërgjegjësim të popullatës, si një element shumë i rëndësishëm për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se sëmundjet kardiovaksulare janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...