Dinamo, “mace e zezë” për verdheblutë, por Elbasani synon tre pikë

Skuadra e Elbasanit është në prag të një tjetër sfide të rëndësishme në Superiore, teksa këtë të diel do të përballet me Dinamon, një kundërshtar që shpesh konsiderohet si “mace e zezë” për verdheblutë. Para ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç foli për mediat, duke dhënë një pasqyrë të gjendjes së skuadrës dhe pritshmërive për takimin.

Gvozdenoviç pranoi se skuadra ka disa dilema në formacion për shkak të dëmtimeve, por theksoi besimin e palëkundur tek grupi:

“Deri tani jemi në rregull, ku shumicën e lojtarëve e kam gati. Janë me pikëpyetje dy prej tyre, por do të vendosim sesi do të shkojnë gjërat para ndeshjes. Kam një skuadër të mirë, 24 lojtarë dhe besoj tek të tjerët që janë të gatshëm.”

Dinamo, “mace e zezë” në histori

Në përballjet e mëparshme, Dinamo ka qenë shpesh një pengesë e madhe për Elbasanin, por trajneri serb nuk merr parasysh statistikat:

“Është e vërtetë që janë si ‘mace e zezë’, por çdo ndeshje është një histori më vete dhe një tjetër mundësi. Këtë të diel është edhe një mundësi për ne.”

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...