Derbi sërish i kuq, Partizani mund Tiranën në kryeqytet dhe i afrohet Final 4

Partizani vijon të mbajë epërsinë në derbin e kryeqytetit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Tiranës në stadiumin Air Albania Stadium.

Sfida u karakterizua nga dy tablo të ndryshme loje. Në 45 minutat e para, të kuqtë dominuan plotësisht në çdo repart, duke kontrolluar ritmin dhe duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës. Përveç golave të shënuar, Partizanit iu anulua edhe një tjetër realizim, duke treguar epërsi të dukshme ndaj rivalit historik.
Në pjesën e dytë, Tirana reagoi dhe mori më shumë iniciativë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e kuqe. Bardheblutë iu afruan golit në disa raste, por fati nuk ishte me ta, pasi tentativa e tyre u ndal nga traversa dhe shtylla, ndërsa mbrojtja e Partizanit qëndroi e organizuar deri në fund.

Me këtë sukses, Partizani regjistron fitoren e dytë radhazi në derbi dhe afrohet ndjeshëm me zonën e “Final Four”, ndërsa Tirana mbetet në vështirësi, duke vijuar betejën për t’iu larguar zonës së rrezikut.
REZULTATI:
Partizani 2-0 Tirana
Sidibe 26’, Isgandarli 37’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...