Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku:Policia duhet të luftojë krimin, jo kritikën

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherësh kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, tha sot se për vite me radhë, Tatimet dhe inspektoratet janë përdorur si mjete presioni ndaj bizneseve për arsye politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku nënizoi se në një sistem të kapur, marrëdhënia e bizneseve me shtetin mund të shndërrohet lehtësisht në instrument presioni.

“Kjo është arsyeja pse shumë biznese janë vënë nën presion ose janë përdorur politikisht kundër protestës”, theksoi ajo.

Megjithatë, shtoi Tabaku, “përtej çdo sjelljeje të imponuar nga rrethanat apo qoftë edhe nga bindjet, jam kundër çdo thirrjeje për sulm, bojkot apo linçim të tyre”.

Tabaku nënvizoi se biznesi duhet të jetë i lirë të punojë, të konkurrojë dhe të ofrojë shërbime pa ndërhyrje apo frikë nga politika.

Sa i përket njoftimit të Policisë së Shtetit për hetimin e komenteve online, Tabaku e cilësoi atë si “skandaloz”.

“Çdo kërcënim real duhet hetuar, por kritika, indinjata dhe fjala politike nuk mund të kriminalizohen. Në një vend ku krimi i organizuar ka zënë terren, përdorimi i policisë për të kontrolluar reagimet online tregon se pushteti po kalon çdo kufi ligjor, moral dhe institucional”, tha ajo.

Sipas saj, qeveria që për vite ka ushqyer sulmet online, bullizimin dhe denigrimin e kundërshtarit, sot po përballet me mjetet që vetë ka normalizuar.

“Policia duhet të luftojë krimin, jo kritikën. Biznesi duhet të jetë i lirë, jo peng i pushtetit. Policia duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo qeverisë”, shkruan Tabaku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Albin Kurti “mësyn” në Kuvend, pritet të takojë kryetarin e PD-së së Kosovës Bedri Hamza

KOSOVË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Albin Kurti ka mbërritur...

Marksizmi po e “mbytë” protestën!

Nga Alban Daci TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Në çdo...

Norvegjia, Erling Haaland: Favoritja është Anglia, ushtroni presion mbi ta…

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Favoritët janë ata,...