Deputeti socialist Adi Qose mesazh qytetarëve: Sot sakrificë për rrugët, nesër ujë më cilësor për çdo familje në Elbasan

Deputeti socialist i Elbasan, Adi Qose, përmes një postimi të shoqëruar me video-deklaratë ka falënderuar me zemër çdo qytetar të qytetit të Elbasanit për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës intensive të punimeve që po kryhen prej një kohe të gjatë për rikonstruksionin e plotë të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ky investim madhor, që synon modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit në të gjithë qytetin, është shoqëruar me një sërë problematikash të përkohshme. Në shumë raste, ndërhyrjet për shtrimin e linjave të reja kanë sjellë dëmtime të infrastrukturës rrugore, duke i bërë disa segmente të rëndësishme të pakalueshme për një kohë të caktuar dhe duke krijuar shqetësime për banorët.

Në reagimin e tij, Qose ka shprehur mirëkuptimin për çdo shqetësim të ngritur nga qytetarët, duke theksuar se këto vështirësi janë të përkohshme dhe të domosdoshme për të garantuar një shërbim më cilësor dhe afatgjatë.

Ai i ka siguruar publikisht bashkëqytetarët elbasanas se rrugët e qytetit do të rikthehen në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të investimit, ndërsa Elbasani do të përfitojë furnizim me ujë të pijshëm me standarde dhe cilësi më të lartë.

“Në fund të këtij procesi ,Elbasani do të ketë një sistem furnizimi modern dhe më të qëndrueshëm”, theksohet në mesazhin e deputetit, i cili e ka shoqëruar postimin me hashtagun #ELBASANI2030, si pjesë e vizionit për zhvillimin afatgjatë të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike,...

Mbijetoi 32 orë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, 12-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Mendova se do të vdisja

VENEZUELË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Një vajzë 12-vjeçare në...

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 6 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

Anglia mbijeton në “ferrin” e Aztekës, mposht mes spektaklit Meksikën dhe siguron çerekfinalen ndaj Norvegjisë

BOTËRORI 2026, 6 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia është kualifikuar...