Deputeti Olsi Komici viziton Prrenjasin, “lumë” kritikash, reagimesh dhe këshillash në rrjetet sociale

Deputeti i Partisë Socialiste, Olsi Komici, ka ndarë fundjavën që lamë pas një përditësim në rrjetin e tij social Facebook lidhur me një vizitë të zhvilluar në qytetin e Prrenjasit, pjesë e Qarkut Elbasan. Sipas tij, takimi ishte “i bukur” dhe u zhvillua “pranë shokëve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirësve”. Në postimin e tij, Komici thekson se ndodhej në terren për të qëndruar pranë qytetarëve që i kanë besuar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

“Aty ku zemrat na lidhin,”shkruan ai, duke sugjeruar një klimë të ngrohtë dhe mikpritëse në komunitet.Por reagimet e ndjekësve në Facebook nuk munguan,dhe siç ndodh shpesh në politikën shqiptare, komentet ishin të ndryshme në tone dhe përmbajtje. Një koment i spikatur vinte në dukje mungesën e grave në aktivitetin e përshkruar nga deputeti. “Shumë bukur mor burra, po gratë?? As në kafe nuk i ftoni,” shkruan një komentuese, duke ngritur pyetje për barazinë gjinore në angazhimet publike të deputetit socialist.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Komicit shprehin vlerësim për përkushtimin e tij ndaj komunitetit. “Bravo Deputeti i Qarkut Elbasan z. Olsi Komici, je një njeri me shumë vlera. I vlerëson njerëzit që të përkrahën e të votuan, sepse janë të rrallë ata që vijnë e të takojnë pas fitores. Të përshëndes nga Kavalla, Respekte,” shkruan një tjetër ndjekës.Në një tjetër koment entuziast thuhej: “Ashtu si në ‘betejë’ dje! Sot jemi të gjithë bashkë Ne!!”,një referencë që ngjall frymën e unitetit pas fushatës elektorale.

Megjithatë, nuk munguan edhe zërat kritikë. “Aman, mos na u bëj si B… që na premtoi gjithçka dhe nuk bëri asgjë,” shkruan një qytetar, duke shprehur skepticizëm dhe duke i kujtuar deputetit rëndësinë e mbajtjes së premtimeve elektorale. Një vizitë simbolike, por me mesazhe të qarta. Vizita e Komicit në Prrenjas dhe jehona që ajo pati në rrjete sociale tregon për ndjeshmërinë që qytetarët kanë ndaj pranisë së përfaqësuesve të tyre në komunitet. Nga kërkesa për përfaqësim më gjithëpërfshirës, te mbështetja e hapur dhe deri tek kujtesa për premtime të pambajtura ,komentet e qytetarëve përbëjnë një pasqyrë të gjallë të pritshmërive publike ndaj politikës lokale.

Në fund të fundit, përfaqësimi nuk matet vetëm me numrin e takimeve, por me përmbajtjen e tyre dhe me angazhimin real për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve. Olsi Komici duket se e ka hedhur hapin e parë,tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej.Komici ishte një ndër kandidatët për Deputetë më të votuar të Partisë Socialiste në 11 Maj 2025.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Me Ramën nuk ka integrim

TIRANË, 31 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Partisë Demokratike,...

Luis Hasa, talenti me origjinë nga Peqini që la Italinë për Shqipërinë mesfushori që vlen miliona dhe premton të ardhme të madhe me...

NGA FATMIR POPJA TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare vazhdon...

Ngërç për stadiumin e Korçës, Fidel Ylli: Ligji i sponsorizimit dhe basteve sportive drejt miratimit

KORÇË,31 maj 2026/Albania Express News/Ligji i sponsorizimit dhe ai...