“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile

TIRANË ,28 qershor 2026/Albania Express News/Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Jola Hysaj, ka shpërndarë në Instagram një postim të demokratit Edmond Spaho, duke e cilësuar atë “demokrat pa hile, burrë jo skile”.

Hysaj tha se e publikoi postimin si një “përgjigje miqësore” për ata demokratë që, sipas saj, e kanë keqkuptuar një reagim të mëparshëm të saj. “Lexojeni këtë postim të Profesor Edmond Spahos, demokrat pa hile, burrë jo skile! E bashkëngjis si përgjigje miqësore për të gjithë ata demokratë ndër ju, që tek postimi im i djeshëm patë gabimisht dikë që unë nuk jam! Faleminderit Profesor, që më bëtë të ndjehem në shoqëri të mirë me mendimin tuaj”, shkruan Hysaj.
Në postimin e tij, Edmond Spaho kritikon kryeministrin Edi Rama dhe protestën e zhvilluar në bulevard, ndërsa shprehet se “dëmi më i madh që mund t’i bëjë këtij vendi nuk janë të shkuarat e tij, por nëse do të ikë nga presioni i kësaj proteste neomarksiste”. Ai shton se kjo, sipas tij, do t’i hapte rrugë rikthimit të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe do ta dëmtonte vendin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

ARABI SAUDITE ,28 qershor 2026/Albania Express News/-Një helikopter është...

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

TIRANË, 28 qershor 2026/Albania Express News/- Parku Kombëtar Bredhi...

Rama reagon ndaj protestuesit: Shprehja në FT ndaj atyre që më baltosin prej vitesh, kontrata me shqiptarët deri në 2029

TIRANË, 28 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama reagoi...

Tmerr në SHBA, të shtëna masive me armë zjarri pas ndeshjes së Botërorit, 4 të plagosur

BOTËRORI 2026 ,28 qershor 2026/Albania Express News/-Një natë që...