Deklaratat e Berishës për përkeqësim në Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë

TIRANË,12 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Berishës se Shqipëria kë pësuar rënie në fushën e Prokurimeve Publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan “hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten”.
“Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...