Edicioni i pestë i Check-In Festival riktheu këtë fundjavë Gjirokastrën në një skenë të gjallë muzikore dhe kulturore për dy net me radhë. Festivali ofroi një eksperiencë të paharrueshme, ku muzika, aventura dhe tradita u ndërthurrën për vizitorët.
Qytetarët u bashkuan për të kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës live, performuar nga artistët më në zë të momentit: Ahmet Kilic, Johkoba, Alban Skënderaj, Tayna dhe Ledri Vula.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndau pamje nga koncerti dhe performance-t e këngëtarëve, të cilët elektrizuan skenën dhe krijuan një atmosferë festive të paharrueshme për publikun.