Çështja Tirana–Elbasani në FSHF, verdheblutë kërkojnë fitore në tavolinë

Klubi i futbollit AF Elbasani ka depozituar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) një kërkesë zyrtare për shqyrtim disiplinor ndaj ekipit të KF Tiranës, duke kërkuar shpalljen e ndeshjes si “humbje në tavolinë me rezultatin 3-0” në favor të verdhebluve. Sipas kërkesës së paraqitur, Elbasani pretendon se KF Tirana ka refuzuar vazhdimin e ndeshjes dhe ka braktisur fushën, veprim i cili, sipas klubit elbasanas, përbën shkelje të rëndë të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të kampionatit Abissnet Superiore për sezonin 2025–2026. Në dokumentin e dorëzuar në FSHF, Elbasani thekson se objekti i kërkesës nuk lidhet me vendimet teknike të arbitrit, të cilat konsiderohen përfundimtare, por me sjelljen disiplinore të KF Tiranës, duke argumentuar se mungon çdo shkak i ligjshëm për ndërprerjen dhe mosvazhdimin e takimit, çka sjell si pasojë aplikimin e humbjes në tavolinë dhe përfitimin e tre pikëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME