Celibashi: Nevojitet reformë e re zgjedhore, depolitizim dhe rregulla të reja për financimin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se vendi ka nevojë për një reformë të re zgjedhore, duke theksuar disa çështje që sipas tij janë urgjente për t’u adresuar.

Në një konferencë për gazetarët, Celibashi kërkoi që partitë politike dhe Kuvendi ta vendosin reformën zgjedhore në axhendën prioritare, pasi integriteti i procesit është i lidhur drejtpërdrejt me standardet e demokracisë dhe integrimit europian.

Sipas kryekomisionerit, organizimi aktual i komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta ka dështuar. Ai nënvizoi nevojën për depolitizimin e tyre, duke e cilësuar si një hap të domosdoshëm për administrim profesional dhe me integritet.

Një tjetër pikë kyçe është rishikimi i rregullave mbi financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Celibashi tha se raportimi financiar është i paqartë, ndërsa financimi i palëve të treta në zgjedhje mbetet krejtësisht i parregulluar në ligjin shqiptar.

KQZ kërkon gjithashtu rregulla të reja për fushatat zgjedhore në media, sidomos në internet dhe rrjetet sociale, të cilat aktualisht janë jashtë çdo kuadri ligjor.

Celibashi theksoi se politika duhet të vendosë shpejt për zgjerimin e votimit elektronik, duke paralajmëruar se përgatitja e këtij procesi nuk mund të bëhet në muajt e fundit para zgjedhjeve.
Ai shtoi se votimi nga jashtë është një proces i pakthyeshëm, por kërkon rregulla të qarta për mënyrën e votimit dhe për llogaritjen e votave të diasporës.

Një tjetër problem i rëndësishëm, sipas Celibashit, është mungesa e mundësisë për të votuar për rreth 60 mijë qytetarë që nuk dalin dot nga shtëpia për arsye shëndetësore ose pune.

Komisioneri shtoi se referendumi si e drejtë kushtetuese nuk është i rregulluar ligjërisht dhe kjo duhet të jetë prioritet i partive politike. Ai kërkoi gjithashtu ndryshime radikale në ligjin për partitë politike, që të përfshijnë organizimin, funksionimin, financimin dhe sanksionet ndaj tyre.

Celibashi propozoi rishikim edhe për rregullat mbi shpalljen e rezultateve dhe kohën e konstituimit të Kuvendit dhe organeve të qeverisjes vendore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...