Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 32-vjeçari që ra me makinë në humnerë në Zdrajsh të Librazhdit

32-vjeçari Esat Xherri, i cili mbeti i plagosur rëndë dy ditë më parë pas një aksidenti të rëndë rrugor, ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:00 të mëngjesit. I riu librazhdas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte transportuar me urgjencë pas aksidentit të ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Zdrajsh, pjesë e Njësisë Administrative Orenjë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Xherri ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit, ai pësoi plagë të shumta dhe fraktura të rënda. Menjëherë pas aksidentit, 32-vjeçari u nxorr nga automjeti i shkatërruar dhe u dërgua me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku për disa ditë qëndroi në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose amortizimit të rrugës. Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë kërkuar që ngjarja të hetohet me seriozitet dhe të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Autoritetet lokale dhe policia rrugore po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...