Bunkeri kundër bombave tani po mbron banorët nga i nxehti

Një valë e jashtëzakonshme e të nxehtit ka përfshirë qytetin jugperëndimor kinez Chongqing, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius, duke detyruar banorët të gjejnë mënyra kreative për të përballuar vapën.

“Po bëhet gjithnjë e më nxehtë”, thotë për Reuters Liu Fengying, një banore 60-vjeçare e qytetit, teksa kalon pasditen duke luajtur letra dhe ndarë ushqime me rreth 100 pensionistë të tjerë në një hyrje metroje me ajër të kondicionuar.

Valët e nxehtësisë kanë bërë që kërkesa për energji në Kinë të arrijë rekorde të reja, duke kaluar 1,5 miliardë kilovatë. Vetëm gjatë korrikut, rekordi është thyer katër herë. Chongqingu, një qytet me rreth 32 milionë banorë, ka ngritur alarmi për të nxehtin në nivelin më të lartë pasi 21 nga 38 distriktet e tij pritet të përjetojnë temperatura deri në 43°C, shkruan A2 CNN. Të dielën parashikohet të arrihet edhe 44°C.

Në kushte normale, temperaturat ditore në Chongqing rrallëherë kalojnë 39°C gjatë korrikut. Por këtë vit, numri i ditëve mbi 35°C që nga muaji maj është dyfishuar krahasuar me mesataren historike.

Megjithatë, disa banorë tregohen të pathyeshëm. Xie, 79 vjeç, noton çdo pasdite në një degë të lumit Yangtze për t’u freskuar. “Chongqingu gjithmonë ka qenë qytet përvëlues, por kemi lumin për të na ndihmuar”, thotë ai përpara se të hidhej nga një bankinë dy metra e lartë në ujë.

Ndërkohë, Qiu Xianhui, 36 vjeç, kalon mbrëmjen duke ngrënë ushqime pikante me miqtë në një restorant të ndërtuar brenda një bunker kundër bombave nga Lufta e Dytë Botërore. “Ne jemi vendas, kështu që jemi mësuar me motin 40+ gradë. I kemi parë të gjitha”, thotë ai me humor.

Ndërsa temperaturat ekstreme vazhdojnë, banorët e Chongqingut po përballen me to me forcë, adaptim dhe një frymë komunitare që e bën këtë “qytet furre” unik në përballjen me klimën gjithnjë e më të nxehtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...