Bulevardi “Aqif Pasha” dhe rruga “Rinia” pa makina: Bashkia Elbasan promovon një ditë të gjelbër dhe të shëndetshme

Sot, më 21 Shtator 2025 ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore të qytetit të Elbasanit, në kuadër të aktiviteteve për “Ditën pa Makina”, një iniciativë që synon promovimin e transportit ekologjik, reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Sipas urdhrit të Bashkisë, qarkullimi i automjeteve është ndaluar në:

  • Bulevardi “Aqif Pasha”, nga stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”, nga ora 08:00 deri në 20:00.
  • Rruga “Rinia”, nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” deri te kryqëzimi me rrugën “Tomorr Sinani” (Sporti i vjetër), nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Dita pa Makina” është një mundësi për qytetarët që të shijojnë qytetin pa zhurmën dhe ndotjen e trafikut, të ecin më shumë në këmbë, të përdorin biçikletat ose transportin publik, dhe të bashkohen në aktivitete sportive dhe rekreative në hapësira publike. Përveç ndikimit pozitiv në mjedis, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e transportit ekologjik dhe të ndihmojë qytetarët të krijojnë zakone më të shëndetshme dhe miqësore me natyrën.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministri i financave Petrit Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, synojmë 4% në fund të vitit

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ekonomia shqiptare vijon të...

Rumania merr drejtimin e SEECP, RCC: Koha për më pak deklarata dhe më shumë rezultate në Ballkan

BUKURESHT ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Kryesia rumune e Procesit...

Direktivat e reja të UEFA-s, si do të funksionojë VAR-i pas polemikave në Kupën e Botës

BOTA ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Pas një sërë vendimesh...

SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Tiranës, BKH kryen kontrolle dhe sekuestrime

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Prokuroria e Posaçme Kundër...