Brazili do të përballet me Norvegjinë, por ‘e përndjek’ një statistikë që nuk i buzëqesh

BOTËRORI 2026, 2 korrik 2026/Albania Express News/-Brazili kërkon të kthehet te titulli botëror pas 24 vitesh dhe të ngrejë trofeun më të lakmuar në futbollin botëror për herë të 6 në historinë e tij. Por në rrugëtimin e tij drejt finales së 19 korrikut Seleçao do të duhet që fillimisht të kalojë Norvegjinë e Erling Haaland.

Brazili arriti të kualifikohet në 1/8 e finaleve pasi mundi Japoninë në një kompeticion ku po spikat me rendimentin e tij Vinicius. Por në përballjet me Norvegjinë nëse shohim historinë, Brazili ka statistika që nuk i buzëqeshin aspak.
Kjo e këtij botërori do të jetë ndeshja e pestë mes Brazilit dhe Norvegjisë dhe në 4 ndeshjet e para bilanci flet për asnjë fitore të Seleçaos; 2 barazime dhe 2 fitore të skandinavëve. Në një nga rastet kur Brazili u përball me Norvegjinë ka qenë në Botërorin e 1998. Në atë kohë skuadrat luajtën në fazën e grupeve me Norvegjinë që fitoi 2-1, por Seleçao gjithsesi arriti deri në finale ku u mposht nga Franca. Në botërorët e fundit, Brazili nuk ka pasur bilanc pozitiv me skuadrat evropiane. Më konkretisht në 5 edicionet e fundit Brazili është eliminuar nga Franca, Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Kroacia

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME