Binaj me përfaqësues të partive opozitare: Pasuruam programin me propozime konkrete

Kandidati i pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i cili mbështet nga opozita, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të partive opozitare në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj thekson se gjatë takimit diskutuan në lidhje me programin për kryeqytetin, i cili sipas tij u pasurua me propozime konkrete nga partitë opozitare.

“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.

“Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre”, theksoi Binaj.

Binaj nënvizoi se “angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...

Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një...