Berisha për deklaratën e protestueses: Shpifje, familja ime nuk kanë pasur kurrë tokë në Divjakë

TIRANË, 20 qershor 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot në lidhje me një deklaratë të prej protestuesve gjatë protestës së ditës së djeshme në kryeqytet.

Berisha e konsideron gënjeshtër të plotë dhe shpifje të turpshme’ deklaratën e një protestueseje sipas së cilës “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha i kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”.

“Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë. Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se ‘Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë’, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme”, tha ai.

Sipas Berishës, Argita Berisha dhe familja e tij nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.

Berisha theksoi se ai dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.

“Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së deklaroi se përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj.

Duke përfunduar Sali Berisha mbështeti fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj.

Në protestën e djeshme kundër investimit në Zvërnec fjalën e mori edhe një qytetare që vinte nga Emiglia Romanja, në Piacenca Itali.

“Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë”, tha qytetarja në protestë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kaos te Kombëtarja e Senegalit! Lojtarët pa lekë, trajneri pa kontratë dhe akuza të rënda për korrupsion!

BOTËRORI 2026 , 20 qershor 2026/Albania Express News /Mediat...

PS mbledh grupin parlamentar, diskutohet edhe për protestën jopartiake në bulevard

TIRANË ,20 qershor 2026/Albania Express News /Prej orës 10...