Berisha: PD do respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por dënon aktin e presidentit Begaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, ku reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj që përcaktonte zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.

I pyetur nëse Partia Demokratike është e përgatitur të marrë pjesë në garë në rast se procesi do të vijojë, Berisha deklaroi se opozita do të respektojë në çdo hap vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar ndërkohë “të shëmtuar dhe të papërgjegjshëm” veprimin e presidentit.

“Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama njoftoi se do të vazhdojë në rrugën e Xhaçkës, do bëjë atë që bëri me Xhaçkën. Por i garantoj qytetarët e Tiranës se, duke respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke dënuar me forcën më të madhe aktin e shëmtuar të presidentit kukull të Edi Ramës, asgjë nuk do të mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues,” – u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike mbetet e vendosur të mbrojë ligjshmërinë dhe të garantojë që çdo proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...