Berisha djeg kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga…

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha, kreu I kësaj partia, ka djegur kandidaturat politike për Tiranën, duke thënë se shumë militantë të PD duan që të jetë një figurë jashtë kësaj force.Ai tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën për të garuar përballë Ogerta Manastirliut, duke përmendur emrin e Edi Palokës, apo Klevis Balliut.
“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe? Adiana Kalaja, Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral.Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

“5 Maji” – Lagjja që u kthye në qytet brenda qytetit

Nga Miranda Sadiku  Nëse dikur ishte një cep i qetë,...

Indeksi Global i Urisë 2025: Luftërat përgjegjëse për pothuajse gjysmën e rasteve të urisë akute

Njëqind e dyzet milionë njerëz në të gjithë botën...

Meksikë/ Të paktën 66 viktima nga stuhitë e fundit, dhjetra të zhdukur

Autoritetet në Meksikë kanë përditësuar numrin e të vdekurve...