Benet Beci: Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës

VELIPOJË ,30 qershor 2026/Albania Express News/ Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane kanë konfirmuar cilësinë e shkëlqyer të ujit në plazhin e Velipojës.

Lajmin e bëri sot të ditur kryetari i bashklisë Shkodër, Benet Beci.

“Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane të Bathing Water Quality, të përdorura në të gjitha vendet e Evropës për vlerësimin e cilësisë së ujit të plazheve, konfirmojnë se cilësia e ujit të plazhit në Velipojë është e shkëlqyer”, u shpreh Beci.

Ky vlerësim, sipas tij, bazohet në analiza të rregullta mikrobiologjike dhe dëshmon se Velipoja vijon të jetë ndër destinacionet bregdetare me ujërat më të pastra në Shqipëri.

Velipoja është një nga plazhet më të mëdha ranore të vendit. Plazhi shtrihet rreth 14 km gjatësi dhe karakterizohet nga hapësira të gjera me rërë, duke e bërë të përshtatshëm sidomos për familje me fëmijë, pasi hyrja në det është graduale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trump flet për bisedime me Iranin në Doha, Teherani mohon se ka negociata të planifikuara

SHBA ,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Presidenti i Shteteve të...

Fundi i një miti! Gjermania gjunjëzohet, Neuer mbyll karrierën në një makth që shokon botën!

BOTËRORI 2026, 30 qershor 2026/Albania Express News/-Ajo që duhej...

Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit

BOTËRORI 2026 , 30 qershor 2026/Albania Express News/-E gjithë...