Begaj vizitë dyditore në Itali, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Presidenti Bajram Begaj niset sot për një vizitë dyditore në Itali.

Kreu i Shtetit do të marrë pjesë krahas udhëheqësve botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 që do të nisin më 6 shkurt.

Pak ditë më parë, Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit të skiatorëve që do të garojë në këto lojëra. Shqipëria përfaqësohet në Miloano-Cortina 2026 nga katër skiatorët: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Gjatë vizitës në Itali, veç pritjes nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, agjenda e Begaj parashikon edhe takime të veçanta me autoritetet italiane, komunitetin shqiptar dhe komunitetin arbëresh në rajonin e Lombardisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...