Begaj: UÇK-ja është krenari e historisë sonë kombëtare

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, si organizim i shoqatës së veteranëve të ushtrisë çlirimtare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës”, shkroi Begaj në rrjetet sociale ndërsa ndau momente nga sheshi i mbushur plot me qytetarë nga trojet shqipfolëse, diaspora dhe nga i gjithë vendi.

Begaj shtoi se UÇK-ja është krenari e historisë sonë kombëtare.

“Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, u shpreh Presidenti.

Protesta e sotme organizohet në Tiranë nga veteranët e UÇK-së, dhe është protesta e tretë që po organizohet gjatë këtij viti në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Prej 3 prillit të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...