Bedri Qypi zgjidhet në krye të degës së PD Belsh: “Dalim më të fortë, drejt fitores së ardhshme”

Belsh /Albania Express News /Partia Demokratike në Belsh ka mbyllur me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme, duke konfirmuar Bedri Qypin me 307 vota në krye të degës. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Qypi e cilësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm që reflektoi qartë vlerat demokratike dhe frymën e bashkëpunimit brenda strukturave të partisë.

Ai falënderoi të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen dhe seriozitetin gjatë procesit, duke theksuar se angazhimi i tyre ishte kyç për një garë të rregullt dhe përfaqësuese. Një vlerësim të veçantë Qypi rezervoi edhe për rivalin e tij, Roland Bullari i cili mori 163 vota , për të cilin tha se zhvilloi një garë korrekte dhe qytetare.

“Këto zgjedhje nuk na ndajnë, por na bashkojnë më shumë se kurrë. Sot dalim më të fortë dhe më të vendosur për të vijuar rrugëtimin tonë politik”, u shpreh ai, duke shtuar se objektivi tashmë është një fitore e qartë në zgjedhjet e ardhshme.

Qypi nënvizoi se uniteti dhe besimi janë çelësi për të përballuar sfidat që e presin Partinë Demokratike në nivel lokal dhe më gjerë, duke apeluar për bashkim të energjive në funksion të forcimit të degës së Belshit.

Bedri qypi , një profil me eksperiencë të gjatë në politikë

I lindur më 7 shkurt 1969 në Belsh, Bedri Qypi është një emër i njohur në radhët e Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në degën Financë-Kontabilitet.

Angazhimi i tij politik nis që në fillim të viteve ’90, ku ka qenë themelues i seksionit të fshatit Hardhi në periudhën 1992–2003. Në vijim, ai ka mbajtur funksione të rëndësishme, si anëtar i kryesisë së PD-së në Elbasan, kryetar grupseksioni në komunën Fierzë dhe më pas kryetar i kësaj komune.

Në vitin 2016, Qypi u zgjodh për herë të parë në krye të degës së PD-së në Belsh, ndërsa rikthimi i tij në këtë detyrë konfirmon besimin e strukturave ndaj eksperiencës dhe kontributit të tij ndër vite.

Me këtë mandat të ri, Partia Demokratike në Belsh synon të forcojë organizimin dhe të paraqitet më e bashkuar përballë sfidave elektorale që priten në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...