Bashkia Shkodër organizon panairin e kafshëve shtëpiake

Në kuadër të Ditës Botërore të Kafshëve, Bashkia Shkodër organizoi një panair të veçantë të kafshëve shtëpiake, duke bashkuar dashamirës të kafshëve, fëmijë, familje dhe vullnetarë, në një aktivitet edukues dhe ndërgjegjësues për kujdesin ndaj miqve tanë me katër putra.

Ky event kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit, veçanërisht brezit të ri, për rëndësinë e trajtimit të duhur të kafshëve, parandalimin e braktisjes dhe inkurajimin e adoptimeve të përgjegjshme.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau momente nga aktiviteti në rrjetet sociale, duke vënë theksin te mesazhi që përcjell kjo ditë që kujdesi ndaj kafshëve është një përgjegjësi e përbashkët.

“Dita Botërore e Kafshëve na kujton se dashuria dhe kujdesi për miqtë tanë me putra është një përgjegjësi e përbashkët. Sot, në këtë aktivitet të ngrohtë, pamë se sa shumë gëzim sjellin ata në jetën tonë. Një falënderim të veçantë për vullnetarët e strehëzave, që me përkushtim të jashtëzakonshëm kanë kthyer dashurinë në mision”, u shpreh Beci.

Beci bëri të ditur se shërbimi veterinar pranë Bashkisë Shkodër vijon çdo ditë me veprime konkrete për sterilizimin dhe mikroçipimin e kafshëve, në kuadër të përpjekjeve për një qytet më të pastër, të sigurt dhe më të përgjegjshëm ndaj kafshëve.

Aktualisht, në qytet funksionojnë dy strehëza për qen, të cilave do t’u shtohet së shpejti edhe një tjetër strehëz, për të ofruar kushte më të mira dhe hapësira më të sigurta për kafshët e braktisura.

“Strehëza më e bukur për ta mbetet zemra dhe shtëpia e secilit prej nesh. Le t’i hapim dyert e familjeve tona dhe të shtojmë çdo ditë historitë e bukura të adoptimeve”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Panairi i kafshëve shtëpiake u kthye në një festë për fëmijët dhe familjet, me aktivitete ndërgjegjësuese, kënde edukative dhe prezantime nga strehëzat lokale, duke ofruar informacione të vlefshme për kujdesin, ushqimin dhe trajtimin e duhur të kafshëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...