Berati mirëpret festivalin “Wine & Stories”, atmosferë magjike plot shije dhe emocion

Festivali i verës “Wine & Stories” ka nisur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, duke sjellë një atmosferë të veçantë mes verërave të përzgjedhura, muzikës, artit dhe kulturës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka ndarë sot në rrjetet sociale momente nga festa, duke e cilësuar atë si një ngjarje që e bën Beratin edhe më të gjallë dhe të vizituar.

“Netët e Beratit po kthehen në netët më të bukura të këtij sezoni. ‘Wine & Stories’ është një përvojë unike që bashkon traditën me shijen dhe tregimin”, u shpreh Gonxhja.

Festivali ka mbledhur qindra vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët kanë shijuar verëra cilësore shqiptare, muzikë, performanca artistike dhe tregime që sjellin historinë e qytetit muze.

Festa do të vazhdojë edhe sot e nesër, me një program të pasur dhe surpriza për të gjitha moshat. Organizatorët ftojnë qytetarët dhe turistët të mos mungojnë në këto net magjike të Beratit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...