Bashkia Elbasan drejt administratës së së ardhmes – prezanton projektin IPA PADRION për transformim digjital

Vijon angazhimi i Bashkisë Elbasan për një administratë moderne, transparente dhe më afër qytetarëve.
Bashkia Elbasan prezantoi projektin IPA PADRION “Administratat Publike përballë Transformimit Digjital si një Komunitet në Zonën ADRION”, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të administratave publike për t’u përshtatur me proceset e transformimit digjital. Aktorët lokalë prezantuan dy nisma kryesore që po ndërmerren në nivel vendor.
Agjenda Digjitale Lokale (LDA) dokument strategjik që do të udhëheqë procesin e dixhitalizimit të shërbimeve publike. Komuniteti Tematik i Praktikës (TCOP), rrjet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, bizneseve, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për shkëmbim njohurish dhe inovacion në qeverisje.
Takimi u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një administrate vendore më efikase dhe inovative, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve me zgjidhje digjitale dhe të qëndrueshme. Projekti IPA PADRION është bashkëfinancuar nga Programi Interreg ADRION dhe përfshin bashkëpunimin ndërmjet administratave publike të rajonit Adriatiko-Jonian për zhvillim digjital dhe qeverisje të hapur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...