Balluku viziton agroturizmin “Bukë e Verë” në Rrëshen, shembull suksesi për turizmin dhe bujqësinë

Qeveria shqiptare synon të nxisë zhvillimin e agroturizmit si një sektor kyç për rritjen e bujqësisë dhe promovimin e turizmit. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi agroturizmin “Bukë e Verë” në Rrëshen, duke evidentuar investimin e familjes Kaçorri si një shembull suksesi dhe të cilësisë së lartë në këtë fushë.

Balluku theksoi se, pas kantinës së ekselencës “Arbëri”, “Bukë e Verë” përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në konsolidimin e Shqipërisë si destinacion turistik, duke vendosur Rrëshenin në hartën e vendeve që duhet vizituar nga turistët shqiptarë dhe të huaj.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, çdo fermer mund të përfitojë financim me 50% grant, kredi të butë dhe Garanci Sovrane, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve. Sipas Ballukut, këto iniciativa synojnë të mbështesin punën private dhe të fuqizojnë zhvillimin e turizmit jo vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME