Avokatët e Thaçit “shuplakë” prokurorëve të Hagës: Provat e mbledhura janë të paqarta! Keni gjetur dokumente të redaktuara në qese plehrash

HAGË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Po vijon seanca e fundit gjyqësore në lidhje me akuzat e ngritura nga Hashim Thaçit për pengim drejtësie, ku për rreth 30 minuta morën fjalën avokatët e ish-presidentit të cilët kundërshtuan provat e siguruara nga Prokurorët e Hagës.

Në fjalët e tyre, mbrojtjet e Thaçit theksuan se si dokumentet ashtu dhe incizimet e sekuestruara janë të paqarta. Konkretisht për dokumentet e gjetura në shtëpinë e Smakajt, mbrojtja e Thaçit nënvizoi se nga ana e prokurorëve nuk është bërë e qartë koha, mënyra apo detajet e tjera në lidhje me provat përmes së cilave ZPS-ja kërkoi të burgosë ish-presidentin së bashku me të akuzuarit e tjerë.

“Printimi i dokumenteve lidhet me printimin e nevojshëm për avokatë. Ata nuk e kanë bërë të qartë se dokumenti është printuar në ditën e hetimit. Gjithashtu PZS-ja nuk tregon se ku e ka gjetur dhe sekuestruar dokumentin. E vërteta është se është e rëndësishme të dimë se si dokumenti përfundoi në duart e gjykatësit.

Sa i takon këtij argumenti, ZPS-së ju i bëtë një pyetje të drejtpërdrejtë për këtë pikë. Ndërkohë që Prokuroria thotë se dokumenti i gjetur banesën e zotit Smakaj është një dokument i cili është dorëzuar nga kryeprokurori i specializuar. Është një dokument që përmendet në dosjen zyrtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën institucionit financiar, zjarri merr përmasa të frikshme

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Është përshkallëzuar protesta...

Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Sot mbahet dita...

Tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Vijojnë tensionet në...