Artin Kovaçi: Mbështetje e plotë për lojtarët e huaj të basketbollit në prag të fazës së dytë

Drejtori i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve në bashkinë Elbasan, z. Artin Kovaçi, së bashku me stafin e Drejtorisë së Sporteve, zhvilloi sot një takim me lojtarët e huaj të ekipit të basketbollit.

Gjatë takimit, z. Kovaçi shprehu gatishmërinë e institucionit për t’i mbështetur sportistët në çdo sfidë apo problem që mund të hasin, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin profesional të ekipit.

Në prag të nisjes së fazës së dytë të kampionatit të basketbollit, drejtuesit u uruan lojtarëve shumë suksese dhe rezultate pozitive. Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi nevojën që në të ardhmen puna e ekipit të jetë edhe më cilësore dhe më e përkushtuar nga të gjithë aktorët e përfshirë.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke përcjellë mesazhin se, së bashku me lojtarët e huaj, ekipi i basketbollit synon të funksionojë si një trup i vetëm, me objektiva të përbashkëta dhe një vizion afatgjatë për një të ardhme sportive më të suksesshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...