Argjentina gati për finalen ndaj Spanjës, portieri Martinez: Jemi bij të klasës punëtore, nuk dorëzohemi kurrë

BOTËRORI 2026 ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martínez, është shfaqur i qetë dhe i bindur në prag të finales së Kupës së Botës, duke theksuar se forca e kombëtares argjentinase buron nga karakteri dhe sakrificat që kanë bërë lojtarët gjatë jetës së tyre.

“Gjithë shokët e mi të skuadrës në kombëtare vijnë nga klasa punëtore. Shpresoj që njerëzit të na kujtojnë si çdo argjentinas: punëtorë, që nuk dorëzohen kurrë dhe që, edhe kur gjërat bëhen të vështira, ia dalin gjithmonë, ashtu siç kemi treguar edhe në këtë Botëror”, u shpreh portieri 33-vjeçar.
Martínez foli edhe për mënyrën se si përballon presionin në ndeshjet më të rëndësishme të karrierës.

“Mund të pësoj një, dy apo tre gola, por në aksionin tjetër jam sërish i njëjti. Presioni nuk më rëndon. Thjesht vesh dorezat dhe, kur vjen momenti, i them vetes se kam më shumë mundësi ta pres topin. Qoftë një ndeshje e zakonshme, një finale apo një sfidë në lagje, unë jam i njëjti Dibu që luante dikur në rrugët e Mar del Platës”, deklaroi ai.
Portieri argjentinas pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë në finalen e së dielës, ku Argjentina synon të ngjitet sërish në majën e futbollit botëror.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi i partisë”/ Zgjedhjet në PD, Berisha: Institucionalizuam rolin e diasporës

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Rama: Mokra, një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh

POGRADEC , 18 korrik 2026/Albania Express News/ -Krahina e...

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

IRAN ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Ushtria amerikane ka ndërmarrë...

Humbi përballë Këlliçit për postin e nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi e thotë hapur: Votimi nuk ishte i pastër

Luçiano Boçi dhe Sali Berisha TIRANË ,18 korrik 2028/Albania Express...