Apeli i Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun.
Jashtë kamerave, avokati Ardian Kalia u shpreh se kjo seancë nuk duhej të bëhej. Sipas tij, nuk kishte objekt, ka rënë objekti duke qenë se ka një dekret tashmë për shkarkimin e saj nga detyra.
Gjyqtarja Emiliana Muça e shqyrtoi ankimin duke qenë se më herët nuk u shpreh, pasi çështja ishte në Gjykatën Kushtetuese.
Prokurori i SPAK mësohet se ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se qëndron fakti që znj. Balluku është shkarkuar, por duhet të lihet formalisht në fuqi vendimi i shkallës së parë.

