Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, dërgohet me urgjencë në spital

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Fillimisht ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabël. Për trajtim më të specializuar, diplomati është nisur më pas drejt Tiranës.

Burime policore bëjnë të ditur se ambasadori nuk ndodhej për vizitë zyrtare në qarkun e Korçës, por ishte me bashkëshorten për të vizituar fshatin turistik të Voskopojës.

Volodymyr Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri prej vitit 2020.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Si u shndërrua Shqipëria në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Europë

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria po përjeton...

“Jo në emrin tim”, nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Për të tetën...

“Travel off Path”: Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut me ujëra bruz, thyen rekordet e turizmit edhe në vjeshtë

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Riviera Shqiptare po...