Ambasadori amerikan Eric Wendt viziton Kuvendin, Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

TIRANË, 2 tetor 2026 /Albania Express News/- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, në një takim ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.

Peleshi i uroi ambasadorit Wendt mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e tij të re, duke vlerësuar marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe bashkëpunimit që lidhin dy vendet.

Gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kryetari i Kuvendit nënvizoi rolin e parlamentit shqiptar në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në forcimin e partneritetit strategjik.

Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit që karakterizojnë raportet Shqipëri–SHBA, me theks te vijimi i angazhimit të përbashkët në fusha me interes të ndërsjellë.

Vizita e ambasadorit të ri amerikan në Kuvend shënon një nga takimet institucionale në kuadër të nisjes së mandatit të tij në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Sot mbahet dita...

Tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Vijojnë tensionet në...