TIRANË ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Pro saj votuan 62 deputetë, 16 kundër, ndërsa abstenim ishin 13 vota. Haxhiu u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje.
“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

