Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës: Sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në procesin e formimit të qeverisë së re.
“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Haxhiu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME