Alarmi i minutës së fundit/ I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj sekrete. Zbulohet emri!

TIRANË,3 qershor 2026/Albania Express News/Myrto Uzuni është zgjuar sot me temperaturë si pasojë e një viroze dhe, sipas burimeve pranë ekipit, me shumë gjasa nuk do ta nisë si titullar miqësoren e mbrëmjes ndaj Izraelit.

Shqipëria do të zbresë sonte në fushë për testin e radhës, por trajneri Rolando Maran përballet me një të papritur të minutës së fundit. Myrto Uzuni, një prej elementëve më të rëndësishëm të sulmit kuqezi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë mëngjesit. Sipas informacioneve nga kampi kombëtar, 30-vjeçari ka humbur balotazhin për një vend në formacionin fillestar dhe aktivizimi i tij si zëvendësues mbetet gjithashtu në dyshim.
Ndonëse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, mungesa e Uzunit është një tjetër kushtëzim për teknikun Maran në hartimin e formacionit dhe konsolidimin e skemave ofensive. Lajmi vjen në një moment specifik, pasi pikërisht kundër Izraelit, sulmuesi ka regjistruar disa nga paraqitjet e tij më të frytshme me fanellën e Kombëtares.

Bilanci i Uzunit kundër Izraelit:
Ndeshje të luajtura: 2
Gola të shënuar: 2 (100% efikasitet)
Përballjet historike:
10 Qershor 2022 (Nations League): Shqipëri 2–1 Izrael | Uzuni 17′
24 Shtator 2022 (Nations League): Izrael 2–1 Shqipëri | Uzuni 88′

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...