Aksioni i mbjelljeve dhe gjelbërimit: Mbi 14 mijë pemë të mbjella, Krasta në qendër të fushatës së pyllëzimit

Në kuadër të strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, vijon me intensitet fushata vjetore e pyllëzimit në Bashkinë Elbasan. Ky proces, pjesë e një plani të mirëfilltë masash për rigjenerimin e ekosistemit, ka hyrë tashmë në një fazë të rëndësishme zbatimi në terren.

Aksioni i radhës i mbjelljeve është zhvilluar në Kodër Krastë, e njohur si “mushkëria e qytetit”, ku grupe e punës së drejtorisë së pyjeve, si edhe vullnetarë kanë vijuar mbjelljen e fidanëve të rinj.

Aksionit ju bashkuan kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, si dhe deputeti Adi Qose.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se fushata e pyllëzimit po shtrihet në disa zona prioritare të qytetit dhe të territorit rural.

“Ne kemi pasur shumë aksione edhe në shkollat e qytetit, por edhe në zonat më nevralgjike të Elbasanit, siç është Kodër Krasta. Deri më tani janë mbjellë mbi 14 mijë pemë, ndërsa qëllimi ynë është që në fund të sezonit të mbjellim mbi 20 mijë fidanë në të gjithë Bashkinë e Elbasanit.

Prioritet kryesor u kemi dhënë zonave ekonomike, por edhe zonave që kanë ndikim mjedisor për qytetin. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar Krastës, si për pastrimin e pemëve të rëna, ashtu edhe për zëvendësimin e tyre me fidanë të rinj. Deri më tani këtu janë mbjellë mbi 3 400 fidanë,” u shpreh Llatja.

Nga ana e tij, deputeti Adi Qose u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e këtyre hapësirave të gjelbra, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Fokusi i kësaj fushate nuk është i rastësishëm. Grupet e punës janë përqendruar në zona me rëndësi mjedisore, turistike dhe ekonomike.

Funari dhe Gjinari konsiderohen zona me potencial të lartë turistik, ku ndërhyrja synon ruajtjen e peizazhit natyror si aset për zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit. Ndërkohë, Krasta mbetet një zonë jetike për balancën ekologjike të qytetit, ku po forcohet brezi i gjelbër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...