Aksident tragjik në Elbasan/ Humb jetën 21-vjeçari Nehat Uruçi, shoferi i dehur arrestohet në flagrancë

 

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit i ka marrë jetën një të riu.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia.

Në vijim të kontrolleve, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan gjithashtu në flagrancë edhe shtetasin Y. P., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Ndërkohë tre persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë një aksidenti në afërsi të paraburgimit në Bradashesh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi...

Horror në Athinë/ Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar, si u pikas nga kalimtari

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Një zbulim makabër...