Aksident tragjik në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej tyre. Një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore

DURRËS,3 maj 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Ekonomisë...