Aksident tragjik në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën 19-vjeçari Klement Balla,shkon në 14 numri i viktimave në Qarkun e Elbasanit që nga fillimviti

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident me pasojë fatale është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të tij.

Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi Klement Balla, 19 vjeç, i cili, për arsye që mbeten ende për t’u sqaruar, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e daljes nga rruga, i riu ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Ngjarja e fundit ka tronditur edhe një herë banorët e zonës pasi ky është viktima e 14 në qarkun e Elbasanit që nga fillimi i këtij viti , ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë dinamikën e saktë të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...