Aksident tragjik gjatë natës në Durrës/ Mjeti me shpejtësi përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinj, plagosen dy të tjerë

DURRËS ,19 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident tragjik është regjistruar orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore të zonës, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni. Mes viktimave është edhe një 15-vjeçar, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, shkruan Policia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...