Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë

ELBASAN, 18 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Eurodeputetët në Zvërnec,Fredi Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

VLORË, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...

Tajfuni Dujuan godet Japoninë/ Dy të vdekur, 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

JAPONI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Tajfuni Dujuan ka...