Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ngjarja pa pasoja fatale

ELBASAN ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja fatale. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të drejtuesit të mjetit dhe njërit prej pasagjerëve , ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota lidhur me dinamikën e përplasjes.

Në vendngjarje ishin shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME