Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, dyshohet për viktimë
PEQIN, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.
Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjetve të përfshirë në aksident të plagosur , ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ndodhet në gjendje kritike .
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.

