Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan Arena ndez sfidën: AF Elbasani kërkon fitoren e parë dhe hakmarrjen ndaj Egnatias

ELBASAN, 13 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasan Arena...

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes...

“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...