Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti shkatërrohet pas daljes nga rruga ,drejtuesi në gjendje të rëndë

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë, në territorin e Bashkisë së Elbasanit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht, duke pësuar shkatërrime të mëdha në pjesën ballore dhe anësore.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është Klement Balla, banues në fshatin Griqan. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, e favorizuar nga shpejtësia e lartë, ndërsa pritet që ekspertiza teknike dhe hetimet e policisë të përcaktojnë me saktësi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...