AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë në protestë

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Në protestat e mbajtura në 5 ditë për çështjen e investimit në Zvërnec dhe kundërshtisë për këtë të fundit, qytetarët janë dëgjuar shpesh me thirrje për të bojkotuar median.

Gjatë protestës gazetarët kanë deklaruar se janë përballur edhe me tentativa pengimi dhe intimidimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në terren.
Në lidhje me këtë situatë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehet se e drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike, por thekson se gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë aty për të dokumentuar ngjarjen, për të informuar publikun dhe për të siguruar që zëri i protestuesve të dëgjohet nga një audiencë sa më e gjerë.

“Sulmet, intimidimet apo pengimi i punës së tyre nuk i shërbejnë kauzës së askujt dhe cenojnë të drejtën e publikut për t’u informuar.
AGSH u bën thirrje pjesëmarrësve në protestë dhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj gazetarëve që raportojnë nga terreni, pavarësisht qëndrimeve që mund të kenë ndaj mediave apo mënyrës se si ato kanë mbuluar zhvillime të caktuara”, thuhet më tej nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...